Berisha ironizon qeverinë e re: Vlerësoj vetëm pjesëmarrjen e grave
Tiranë- Pak minuta pas prezantimt të qeverisë së re nga lideri i PS-së, Edi Rama, kryeministri në largim, Sali Berisha nuk i ka kursyer ironitë.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ai ka vlerësuar rritjen e numrit të grave në kabinet, ndërsa ka sulmuar ministrat e rinj të Financave dhe Shëndetësisë.
Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste,- tha ai duke ju drejtuar ministrit të Shendetësisë, Halim Kosova. Po ashtu ai i është drejtuar ministrit aktual të Financave, Ridvan Bode, duke thënë se në vendin tënd do të ulet Çimi, duke ju referuar Shkëlqim Çanin.
Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj,- vijoi ai.