mimi i energjise elektrike kerkohet rritje me 12 per qind
TIRAN- Viti i Ri 2011 do te vije me nje dhurate te padeshirueshme per konsumatoret shqiptare rritja e cmimit te energjise elektrike. Tre kompanite CEZ Shperndarje OST dhe KESH parashtruan dje pretendimet e tyre per rritjen e cmimit te energjise ne nje seance degjimore te organizuar nga Enti Rregullator i Energjise.
Ne total te tre kompanite kane kerkuar nje rritje te cmimit te energjise elektrike mesatarisht me 12 per qind duke e ndare ate sipas konsumatoreve familjare biznese buxhetore etj.
Rritja pritet te preke me se shumti xhepat e konsumatoreve familjare per shkak te kerkeses per heqjen e tarifimit me dy fasha.
Sipas vendimit te vjetshem te ERE-s cmimi i energjise elektrike per konsumatoret familjare tarifohet me dy fasha e para eshte deri ne 300 kilovat ore dhe per cdo kilovat i konsumuar paguhet me 7.7 leke ndersa cdo kilovat mbi kete nivel paguhet me 13.5 leke.
Ne kerkesen e parashtruar dje CEZ Shperndarje kerkon aplikimin e nje cmimi prej 10.09 leke per kilovat/ore per konsumatoret familjare pavaresisht sasise se energjise se harxhuar. Kjo kerkese ishte bere edhe vitin e shkuar por u hodh poshte nga ERE.
Rreth 70 per qind e konsumatoreve familjare harxhojne me pak se 300 kilovat/ore energji cka do te thote qe heqja e fashave do te rendonte me tej xhepat e tyre.
mimi final i energjise elektrike qe paguan cdo konsumator perbehet nga kostoja e prodhimit ose blerjes ne tregun e jashte ai i transmetimit nga hidrocentralet dhe TEC-et per ne linjat me tension te mesem si dhe kostoja e shperndarjes.
Secila kompani ka kerkuar rritjen e cmimit duke u bazuar ne pritshmerite e tyre sic jane investimet niveli i humbjeve mirembajtja si dhe shlyerja e borxheve ndaj te treteve.
Rritja qe KESH dhe OST kerkojne bashke me ate te CEZ Shperndarjes do te pasqyrohet ne cmimin final te energjise per konsumatoret qe do te miratohet nga ERE deri ne daten 7 dhjetor.
Nga ana e saj kompania KESH eshte paraqitur me dy variante per rritjen e cmimit te energjise te cilat jane ne varesi te ecurise se borxheve te marra deri me tani.
Pjesa me e madhe e kredive te marra nga KESH perfundojne afatin e shlyerjes deri ne fund te vitit 2011 nese nuk do te arrije nje marreveshje per shtyrjen me nje vit te ketij afati KESH-i kerkon ta rrise cmimin e energjise qe do tia shese CEZ Shperndarjes deri ne 5.31 leke per kilovat ore.
Skenari i dyte ka te beje me arritjen e nje marreveshjeje me bankat. Nese do te jete keshtu KESH kerkon perseri rritje cmimi por kesaj radhe me 3.97 leke.
Ky eshte cmimi me te cilin KESH ia shet energjine CEZ Shperndarjes e cila ka detyrimin qe tia sherbeje ate konsumatoreve. Per sa i perket Operatorit te Sistemit te Transmetimit kompania kerkon ta rrise cmimin ne nivelin e 0.73 lekeve per kilovat/ore.
Me pare kjo kompani ia ka sherbyer energjine CEZ Shperndarjes me rreth 0.6 leke per kilovat/ore. Edhe OST e arsyeton kerkesen per rritje te cmimit me investimet qe jane parashikuar te kryhen gjate vitit tjeter si dhe mirembajtjen e nje sere asetesh qe jane ne emer te saj sic jane nenstacionet linjat elektrike etj.
Ne cmimin qe CEZ Shperndarje ia ofron energjine konsumatorit perfshihet cmimi qe KESH dhe OST ia kane shitur asaj plus koston dhe fitimin qe kompania ka parashikuar per vete.
Energjia
Te tre kompanite kane kerkuar nje rritje te cmimit te energjise elektrike mesatarisht me 12 per qind duke e ndare ate sipas konsumatoreve familjar biznes buxhetor
Rritjen me te larte e kerkon KESH me dy variante ose 5.31 leke ose 3.97 leke
Nese hiqen fashat nje familje qe harxhon me pak energji do te paguaje mesatarisht me teper se sa nje familje qe harxhon me shume
Ata qe harxhojne shume dalin te perfituar nga heqja e fashave pasi kalojne 600 kilovatet
Me rritjen e sasise se energjise se konsumuar rritet edhe perfitimi i familjeve qe harxhojne shume krahasuar me ate qe duhet te paguanin me sistemin e tanishem
mimi rritjen me te madhe e kerkon KESH
Nese kerkesat do te merren ne konsiderate ne formen se si jane bere ndikimin me te madh ne rritjen e cmimit do ta kete KESH. Nga kerkesat e te treja kompanive cmimi synohet te rritet mesatarisht deri ne 10.67 leke per kilovat/ore.
Ne kerkesen e tij KESH kerkon qe tia shese energjine CEZ Shperndarjes me 5.31 leke per kilovat/ore kesaj i shtohet edhe kerkesa qe ben OST per rritje te cmimit duke kerkuar cuarjen e tij ne 0.73 leke per kilovat/ore.
Qe ketu cmimi i energjise shkon ne rreth 6.04 leke me te cilin e blen CEZ Shperndarje. Duke futur edhe koston e humbjeve te medha ne rrjet si dhe investimet e parashikuara kompania kerkon rritjen e cmimit deri ne nivelin e 10.67 leke per kilovat/ore.
Nese hiqen fashat nje familje qe harxhon me pak energji do te paguaje mesatarisht me teper se sa nje familje qe harxhon me shume
mimet paguan me pak kush harxhon me shume
Ne rast te miratimit te kerkeses per heqjen e tarifimit me dy fasha per abonentet familjare do te favorizohen ata qe harxhojne me shume energji elektrike dhe do te preken konsumatoret e vegjel.
Ne nje perllogaritje te bere sipas tabelave te sotme te cmimeve nje familje qe harxhon 400 kW/h energji duhet te paguaje nje fature prej 4392 leke ndersa me rritjen e kerkuar si dhe heqjen e fashave shuma shkon deri ne 4843 leke. Per sa i perket atyre qe harxhojne 300 kilovate nese do te merren parasysh cmimet sic jane kerkuar nga 2772 mije leke qe paguajne tani fatura rritet ne 3632 leke.
Ne rastin e nje familjeje qe harxhon 500 kilovat/ore fatura e energjise elektrike per momentin atyre iu kushton 6012 leke. Nese do te hiqen fashat e tarifimit ajo do te paguante 6054 leke.
Diferenca verehet kur familja kalon mbi 600 kilovate. Me sistemin e tanishem te tarifimit familja duhet te paguaje 7632 leke ndersa nese hiqen fashat ajo paguan 7264 leke pra rreth 370 leke me pak se sa sistemi i tanishem. Nese rritet sasia e energjise se konsumuar perfitimi krahasuar me sistemin e tanishem te tarifimit eshte me i madh.