E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusakov Realizmi socialist deshtoi me lexuesin

Realizmi Socialist njezet vjet mbrapa/ Aleksander Rusakov gjuhetar dhe studiues i letersise ne Degen e Shqipes ne Univeristetin e Peterburgut komenton diskursin shqiptar mbi realizmin socialist dhe fenomenin ne nje veshtrim krahasues me praktiken ne ish Bashkimin Sovjetik


Gjuhetari dhe studiuesi i letersise Aleksander Rusakov i Deges se Shqipes ne Universitetin e Peterburgut ishte ftuar ne konferencen shkencore mbi letersine shqipe dhe realizimin socialist.


Duke iu referuar Qytetit pa reklama romanit te pare te Ismail Kadarese ai beri nje veshtrim krahasues te metodes praktikes se saj ne vendin qe e lindi ne ish Bashkimin Sovjetik me shmangiet prej saj nga disa autore te caktuar prej te cileve ka te ngjare thote Rusakov te jete ndikuar shkrimtari shqiptar ne kohen e studimeve te tij ne Moske.


Konferenca e organizuar nga Departamenti i Letersise i Universitetit te Tiranes la megjithate jashte diskutimit poziten e lexuesit ne sistemin e letersise se shkruar ne periudhen 1945-1990. Rusakov flet edhe per kete.


Prof. Rusakov cfare ju duket se mbetet me vlere nga kjo konference

Per mua ishte e dobishme sepse ishte forum i gjere ku shqyrtohej kompleksi i problemeve te lidhura me letersise shqipe te periudhes se komunizmit dhe te marredhenieve te kesaj letersie me metoden e realizmit socialist.


Mua si studiues nga Rusia nga ish-Bashkimi Sovjetik ishte me interes sepse per fat te keq vendi im ka qene vendlindja e metodes se realizmit socialist. Ishte qendra qe imponoi metoden ne vende te tjera pershi Shqiperine. Dhe ne cdo vend zbatimi i parimeve te realizmit socialist kishte vecorite e veta.


Dhe po ta bejme krahasimin mes vendit qe imponoi metoden dhe atij qe e importoi cfare del ne dukje


Nga njera ane Bashkimi Sovjetik ka perjetuar nje histori mjaft te gjate. Pas vdekjes se Stalinit situata u liberalizua dhe kjo kishte pasoja edhe ne sferen e letersise. Sic duket nga mesi i viteve gjashtedhjete parimet e metodes se realizmit socialist nuk u zbatuan me ne letersine sovjetike.


Kishte shkrimtare zyrtare qe vazhdonin te shkruanin ne kete metode por ata nuk perbejne fytyren e letersise sovjetike. Kemi mjaft shkrimtare interesante qe shkruanin ne menyre te lire. Ne te vertete ata nuk kishin me deshire te flisnin te verteten por ata nuk genjenin.


Kurse ne Shqiperi situata ishte e ndryshme sepse presioni i regjimit diktatorial ka qene i vazhdueshem. Kjo eshte njera ane. Nga ana tjeter ne kishim shkrimtare si Ismail Kadare qe jetuan tere jeten nen trysnine e ketij regjimi por munden te krijojne vepra vertet me vlere.


Ju pse i jeni referuar romanit te pare te Kadarese Qyteti pa reklama


Sepse sic me duket mua ky roman ishte shkruar nen ndikimin e letersise sovjetike. Si per shembull nga vepra te Anatoly Gladilin dhe Vasily Aksenov. Ndoshta ky nuk ishte ndikim i drejtperdrejt. Kadare jetonte atekohe ne Bashkimin Sovjetik ndoshta i ka lexuar veprat e ketyre autoreve qe ishin mjaft te perhapura dhe mjaft te njohura. Jane autore qe u perpoqen te zgjeronin suazen e letersise sovjetike.


Kadare ne kete roman shkonte me tej dhe rebelimi i tij kunder metodes se realizmit socialist ishte me total me i gjere se sa i ketyre autoreve ne keto vite. Pastaj edhe Gladilin edhe Aksenov braktisen cdo lidhje me letersine sovjetike dhe emigruan.


Ne konference u vu ne dukje nga prof. Floresha Dado se duhet ndare estetika e nje vepre nga qellimi i saj. Dhe mori rastin e poemes Shqiponjat fluturojne lart kur thote ishte e realizmit socialist por mbetet nje veper e madhe. Ketu problemi sikur behet kompleks. Si mund te ndahen anet e se njejtes medalje

Nese vepra eshte me te vertete nje veper artistike atehere ajo veper ndodhet jashte kufijve te letersise se realizmit socialist. Si per shembull disa romane te letersise sovjetike kam parasysh Donin e qete qe eshte nga njera ane nje nga bazat e letersise se realizmit socialist nga ana tjeter ai del jashte kufijve te kesaj metode. Kujtoj se ai roman eshte shkruar shume heret para formulimeve te parimeve te metodes.


Prof. Rusakov duket se ne kete konference u la krejt jashte nje element i rendesishem sistemit te komunikimit te letersise lexuesi. Nese flasim per nje mjet qe duhej ti sherbente doktrines komuniste atehere duhet mbajtur parasysh edhe efekti indoktrinimi.


Une dyshoj se njeriu indoktrinohet thelle nga nje veper e madhe. Shembull eshte po ai qe dhashe pak me lart Shollohovi nese eshte ai qe e ka shkruar Donin e qete sepse ka mendime te ndryshme per kete. Atehere kur ai u indoktrinua thelle nga ideologjia nuk po merrem ketu me shkaqet e ketij indoktrinimi pushoi se shkruari vepra serioze.


U fol per autore vepra u mohua vleresua rivleresua po edhe u rehabilitua pjese te historise se letersise se kesaj periudhe qe nuk eshte bere integrale. Kete e bene kritike dhe studiues te cilet ne pergjithesi nuk duan tia dijne per lexuesin. fare vlen te thuhet per receptimin qe iu be nga lexuesi letersise se realizmit socialist


shte e vertete qe ky aspekt mbetet nje problem qe ia vlen te diskutohet. Nese shohim situaten ne Bashkimin Sovjetik ne vitet shtatedhjete mund te themi nga njera ane kishte nje literature qe ishte shkruar nga sekretaret e Lidhjes se Shkrimtareve.


Ata botoheshin me tirazhe te larta por ata nuk lexoheshin nga ana tjeter ishin veprat e shkrimtareve te vertete qe botoheshin me tirazhet me te pakta e nganjehere ne revistat letrare qe kishin gjithashtu nje tirazh te madh. Ata perbejne letersine e vertete ata e kane lexuesin dhe jehonen e vertete.


Si vazhdon aktualisht puna juaj ne Degen e Shqipes ne Peterburgut


Ne kemi ne Peterburg prej 53 vjetesh Degen e Gjuhes Shqipe dhe po ajo vazhdon punen e saj.


Kemi jo shume po nje numer te konsiderueshem studentesh nga njezet veta ne kurse te ndryshme ne doktorature dhe magjistrature qe mesojne gjuhen shqipe qe e duan kete gjuhe dhe kulturen shqiptare qe vijne pothuajse cdo vit ne Shqiperi.


Une personalisht merrem kryesisht me gjuhesine por jam i interesuar shume edhe per letersine dhe per letersine shqiptare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›