Pergjysmohet buxheti per papunesine
Projektbuxheti i vitit 2011 ne zerin Programe per nxitjen e punesimit peson nje ulje drastike. Shifrat e planifikuara ne draftin e ri te krahasuara me vitet 2008 2009 e 2010 ulen ne masen 50. Kjo eshte ulja me e madhe e ketyre tre viteve te fundit dhe sipas te gjitha gjasave ka per te shkaktuar nje impakt negativ social ne gjithe kategorite qe perjetojne statusin e te papunit. Ulja e parashikuar ne projektin e ri qe pas kalimit ne Komisionin e Ekonomise dhe ne qeveri do te miratohet edhe ne Kuvend do te sjelle nje tronditje per gjithe administraten sociale ne vend. Pergjysmimi i buxhetit per papunesine ndodh pikerisht ne momentin kur vendi pranohet se eshte prekur nga kriza ekonomike ku nje nga treguesit eshte niveli i papunesise se shtuar ne qytete dhe qendrat e tjera te vendit. Sipas statistikave te siguruara nga ente publike dhe organizma qe merren me matjen e efekteve apo impakteve sociale ne kushtet e krizes viti 2009 shenon rritje te nivelit te papunesise nga 13 qe ishte ne vitin 2008 ne 13.8. E njejta norme e papunesie vazhdon te ruhet dhe per vitin 2010 ku sipas INSTAT-it ne fund te 3-mujorit te pare te vitit 2010 ky fenomen arriti ne masen 13.83.
Keta tregues si dhe shifrat ne perkeqesim imponojne nje reagim te menjehershem institucional duke perfshire edhe nevojen e riparjes se zerit te projektbuxhetit. Niveli i papunesise se regjistruar kerkon te planifikohen seriozisht dhe te merren masa ne ndihme te hapjes se vendeve te reja te punes ku nje nga te cilat eshte nxitja nepermjet programeve aktive te tregut te punes. Fondet e akorduara nder vite per kete program tregojne se mbulohen rreth 1800 persona ose vetem 2 per qind e numrit te pergjithshem te te papuneve te regjistruar te cilet kapin shifren mbi 145 mije te papune te regjistruar. Ne listen e te papuneve te regjistruar mbi 55 per qind e perbejne ata pa profesion dhe te moshes mbi 45 vjec. Punesimi i kesaj kategorie nga ana e punedhenesve kerkon patjeter nxitje nepermjet programeve aktive te tregut te punes. Programet aktive te tregut te punes ne vend zene vetem 0.016 te GDP-se nderkohe qe mesatarja e vendeve te Bashkimit Europian eshte 1.68 e GDP-se. Po keshtu ne nivele me te larta te aplikimit te programeve aktive te tregut te punes qendrojne edhe vendet e tjera ne rajon si Maqedonia me 0.1 te GDP-se Kroacia me 0.6 te GDP.
Ulja drastike qe peson buxheti per programet aktive te nxitjes se punesimit per vitin 2011 ve ne dyshin realizimin e programit te qeverise per periudhen 2009-2013 i cili e vlereson punesimin si nje nga objektivat prioritare. Ai synon qe te dyfishoje buxhetin per shkollimin trajnimin kualifikimin pershtatjen e aftesive te te papuneve dhe atyre qe humbasin vendin e punes me kerkesat e tregut duke perdorur programe sa me eficente te nxitjes se punesimit. Ne kushtet e uljes se buxhetit per programet e nxitjes se punesimit objektivi madhor i qeverise per krijimin e 160 mije vendeve te reja te punes mbetet per tu analizuar.