E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës fiksohet 79 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme të enjten, duke u stabilizuar pas dy ditësh humbje, nën ndikimin e fitimeve modeste në aksionet rajonale dhe komentet e buta të Rezervës Federale amerikane. Indeksi mesatar japonez Nikkei u rrit të enjten, ndërsa tregjet amerikane shënuan kryesisht rënie një ditë më parë,

pas deklaratës mbi politikën monetare të Rezervës Federale, që sugjeronte se normat e interesit do të mbeten pranë zeros më gjatë nga sa pritet. Nafta bruto amerikane për gushtin ra deri me 42 centë në kuotën 75,93 dollarë gjatë paradites, për ta marrë veten më vonë dhe për tu ngritur në kuotën 76,45 centë, duke shënuar një fitim prej 10 centësh për këtë ditë. Nafta Brent e Londrës u rrit 12 centë në 76,39 dollarë për fuçi. Depozitat e benzinës ranë me 800 mijë fuçi javën e kaluar, ndërsa kërkesa në katër javët e fundit është rritur 1,2 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Distilatet u rritën me 300 mijë fuçi, ndërsa kërkesa për to u rrit 12 për qind.

Cisco investon 100 milion dollarë në Kinë
Cisco planifikon të investojë 100 milionë dollarë në këtë projekt. Presidenti rus Dimitry Medvedev dhe Guvernatori i Kalifornisë Arnold Scharëzenegger, u takuan me përfaqësues të gjigantit të teknologjisë së komunikimit Cisco, për të prezantuar zyrtarisht planin për të ndërtuar një mini Silicon Valley në Rusi. Në prani të dhjetëra mediave dhe stafit të Cisco, përfaqësuesit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi. Projekti rus quhet Skolkovo dhe ka nisur të ndërtohet në periferi të Moskës. Projekti ka cilësitë e projekteve amerikane dhe shtrihet në një hapësirë të gjerë 1 mijë hektarë, ku do të përfshihen një universitet i ri, qendra të zhvillimit të teknologjisë dhe qendra të novacionit teknologjik dhe shërbimit të biznesit. Projekti Skolkovo do ti shërbejë Rusisë të arrijë qëllimin e diversifikimit të ekonomisë, që aktualisht është shumë e varur nga burimet natyrore dhe sidomos nafta dhe gazi. Sipas statistikës ekonomia ruse konsiderohet e stabilizuar. Por Presidenti Medvedev prej kohësh ka shprehur dëshirën për kaluar Rusinë në moshën e internetit dhe për ta bërë atë një lojtar udhëheqës në biznesin global të komunikimit.

Bursat amerikanë, në luhatje
Aksionet amerikane ranë në pjesën më të madhe të mërkurën, në një sesion të luhatshëm, pasi Rezerva Federale amerikane e uli vlerësimin e vet mbi rimëkëmbjen ekonomike, dhe u zotua të ruajë qarkullimin e parasë me interesa të ulëta. Tregu kërceu sa në territor pozitiv, në atë negativ, ndërsa investitorët haheshin lidhur me ndërlikimet e deklaratës së Rezervës Federale mbi ekonominë dhe normat e interesit. Indekset S&P 500 dhe Nasdaq përfunduan me rënie, ndërsa Dow Jones ia doli të sigurojë një fitim të vogël. Rezerva Federale e rinovoi zotimin për të ruajtur normat bazë të interesit jashtëzakonisht të ulëta, por deklarata e saj më pak optimiste dëmtoi një rang të gjerë stoqesh. Bankat ishin mes atyre që humbën më shumë. Indeksi bankar KBW ra 0,7 për qind, ndërsa Bank of Amerika humbi 0,9 për qind. Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,05 për qind, indeksi S&P 500 ra 0,3 për qind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq ra 0,33 për qind.

Last Updated on E Enjte, 24 Qershor 2010 19:37

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›