Taksistë nga i gjithë vendi, në shesh kundër mjeteve të palicencuara
si ministria e Transportit ajo e Brendshme por edhe Bashkia. Drejtuesit e mjeteve të licencuara si taksi shprehen se puna e tyre po dëmtohet për shkak të konkurrencës nga mjetet e palicensura. Ata kërkojnë nga Bashkia që të përcaktojë edhe numrin e saktë të taksive që duhet të licencohen në vend. Protesta në mesditë u mbikëqyr nga forcat e rendit. Kjo është e disata herë që taksistët e licencuar protestojnë kundër konkurencës të pandershme që iu bëhet nga mjetet e tjera, e cila si shprehen edhe vetë ata po i çon drejt falimentimit.
Ankesat e maturantëve, vlerësim për së dyti nga grupi i posaçëm i MASH
Vetëm dy ditë më parë përfundoi procesi i ankimimit, për të gjithë ata maturantë që kishin pakënaqësi për notën me të cilën ishin vlerësuar në provimin e Letërsisë. Vetëm një ditë pas publikimit të rezultateve të këtij provimi, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës vuri në dispozicion plot 7 ditë për ata nxënës që mendonin se nuk ishin vlerësuar me notën që meritonin. Ka mjaftuar vetëm një javë që çdo maturant që nuk besonte se testi i tij ishte vlerësuar në mënyrë korrekte, të përgatiste një kërkesë me shkrim, nëpërmjet të cilës do të kërkonte rivlerësim të provimit. Kjo është bërë e mundur vetëm pasi maturanti ka kërkuar pranë drejtorisë së shkollës përkatëse fotokopjen e testit të provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore. Ankimuesit pasi kanë marrë në dorë fotokopjen, kanë shqyrtuar me kujdes vlerësimin që i është bërë secilës përgjigje. Ka pasur nga ata që pasi kanë verifikuar përgjigjet me vlerësimin që i është bërë, janë bindur që korrigjimi ka qenë korrekt. Por nga ana tjetër ka pasur edhe maturantë të cilët e kanë çuar më tej zgjidhjen e kësaj çështjeje. Çdo i ri që ka evidentuar që në tezën e tij ka pasur parregullsi në vlerësim, i është drejtuar drejtorisë së shkollës, nëpërmjet një letre me shkrim, ku ka kërkuar rivlerësim të provimit. Këta të fundit e kanë nisur ankesën në drejtoritë arsimore rajonale ose në zyrat arsimore. Më pas të gjitha kërkesat janë dërguar në Agjencinë Qendrore të Arritjeve të Nxënësit. Ky ka qenë institucioni i fundit, i cili ka vendosur në mënyrë definitive zgjidhjen e këtyre situatave. Pas kësaj, AVA ka ngritur një komision të posaçëm, i cili ka qenë i përbërë nga specialistë të kualifikuar të fushës. Ata kanë rishikuar me kujdes testin dhe kanë bërë rivlerësim vetëm tek ato teza, ku kërkesa e maturantit ka qenë e drejtë.