E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës rritet me 1 dollarë për fuçi

Nafta i përmbysi humbjet e shënuara mëngjesin së martës, duke u rritur mëse 1 dollar nga gropa ku u fundos në mëngjes, pasi dollari ra dhe stoqet aziatike u ringritën, mes lehtësimit të shqetësimeve për ngadalësim të mëkëmbjes ekonomike globale.

Sektori i shërbimeve në rang global u ngadalësua në qershor, treguan të hënën të dhënat, një shenjë tjetër kjo, vetëm pak ditë pas shifrave të dobëta të prodhimit industrial, që tregon se ekonomitë në zhvillim dhe ato të zhvilluara janë të prirura të qetësohen në gjysmën e dytë të vitit. Lëvizjet e çmimeve janë pjesë e një sesioni të zgjeruar, që kombinon tregtinë e së hënës dhe atë të së martës në bursën NYMEX të Nju Jorkut, për shkak të pushimeve të festës amerikane të pavarësisë. Një çmim unik për këto dy ditë do të caktohet sot për naftën amerikane. Nafta bruto amerikane për gushtin ra deri me 1,05 dollarë në mëngjes. Më vonë ajo u ngrit në kuotën 72,58 dollarë për fuçi, duke shënuar një fitim prej 44 centësh.

Rehn: Transparencë e plotë për Stress Test
Komisioneri Europian për Çështjet Monetare, Olli Rehn, deklaroi se do ketë transparencë të plotë të rezultatit të stres testit që po bëhet mbi bankat për të arritur besueshmërinë e plotë të tregjeve financiare. Në muajin e kaluar udhëheqësit e Bashkimit Evropian premtuan për transparencë, por tregjet mbetën të paqarta mbi mënyrën se si do funksionojë stres testi mbi bankat rajonale. Rezultatet mbi të cilat politikë bërësit synojnë të garantojnë mbi shëndetin e mirë të bankave dhe të rifitojnë besimin e tronditur të tregjeve do të publikohen në 23 korrik. Rehn premtoi transparencë ndërsa tregjet nuk dinë ekzaktësisht se çfarë do publikohet. Sipas zyrtarëve detajet që do të publikohen do të vendosen në takimin e ministrave të financave të eurozonës që do të mbahet në datat 12-13 korrik. Shumica e investitorëve janë të shqetësuar se rezultatet e plota nuk do bëhen publike dhe ato që do të publikohen do jenë mashtrim.

Bursat evropiane rriten ndjeshëm
Stoqet evropiane u rritën në masë të gjerë në fillim të tregtisë të martën, me minierat dhe bankat mes fituesve kryesorë, të shtyra nga mbulimi i pozicioneve të shkurta pas një rënieje të pandërprerë pothuaj dyjavore. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 1,4 për qind, në kuotën 980,28 pikë, pasi kishte humbur 9 për qind në dy javë. Indeksi bazë Euro Stoxx 50 i kompanive kryesore fitoi po 1,4 për qind dhe shkoi në kuotën 2.543,06 pikë. Stoqet u shitën me tepri. Ajo që po shohim sot, në thelb, është mbulim i pozicioneve të shkurtra, thotë Achim Matzke, analist i indekseve të stoqeve evropiane në Commerzbank, në Frankfurt. Grafikët vazhdojnë të tregojnë se investitorët e kanë humbur besimin në parashikimet e fitimeve korporative, dhe se ka pak të ngjarë të shohim sërish tani afër majat e shënuara vitin e kaluar, shton ai.

Last Updated on E Marte, 06 Korrik 2010 20:10

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›