Muajt e mjaltit: Udha e suksesit ndalet në Karlo Vivar dhe në Institutin Britanik të Filmit
Bashkëprodhimi i suksesshëm shqiptaro-serb Muajt e mjaltit vijon udhën e tij në të tjera evenimente të kinematografisë botërore. Udha e suksesit ndalet në festivalin e filmit në Karlo Vivar, si dhe në Institutin Britanik të Filmit. Filmi Honeymoons
sjell një realizim filmik jo të lehtë dhe do të shfaqet në Instituti i Britanik i Filmit në datat 16 dhe 25 korrik, ku është dhe një retrospektivë e regjisorit të njohur Goran Psklajevic. Në Institutin Britanik të Filmit shfaqen vetëm filma autorë, e ndërkohë që në vijim të rrugës së tij të suksesshme ky film është projektuar dhe në festivalin e Karlo Vivarit në datat 4, 6 korrik, ku pritet që të projektohet dhe ditën e stome, si një film përshëndetës. Juria e këtij festivali ka në si përfaqësues shumë emra të njohur të kinematografisë botërore mes tyre edhe Lola Mayo. Po ashtu në vijim të udhës së tij të suksesit Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Inniscbruk, u hap me filmin Honeymoons me regji të Paskaljevic dhe bashkëskenarist Genc Përmetin. Filmi Honeymoons, i pari bashkëprodhim kinematografik shqiptaro-serb, ka korrur suksesin e radhës dhe në Cleveland. Paskaljeviç ka pohuar se Muajt e mjaltit është larg politikës, ai sjell fate dhe ngjarje njerëzore, i pasur me ndodhitë e të përditshmes. Në edicionin e 54-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Valladolid të Spanjës, bashkëprodhimi shqiptaro serb ka fituar në këtë festival ndërkombëtar një çmim krejtësisht të veçantë, që mban emrin Golden Spike, si dhe gjithashtu çmimin të quajtur FIPRESCI, dhënë këto vlerësime nga një juri ndërkombëtare si dhe prej kritikëve të filmit. Po ashtu ai ka fituar dhe çmimin The AECID për kualitetin e kinematografisë në reflektimin e çështjeve kritike në ditët sotme si dhe realitetit social evropian. Ngjarja në film fillon në Shqipërinë dhe Serbinë e ditëve tona. Ne ndjekim fatet e dy çifteve që kanë vendosur të lënë vendlindjet e tyre në kërkim të një jete më të mirë në Evropën Perëndimore. Pas gjithfarë lloj incidentesh, kur çifti shqiptar mbërrin në një port të jugut të Italisë, nisin edhe problemet e tyre. I njëjti fat pret edhe çiftin serb që udhëton me tren për në Bashkimin Evropian në kufirin hungarez. Edhe pse dy palët nuk i lidh asgjë me një incident të ndodhur në Kosovë ku humbën jetën dy ushtarë Italianë të OKB, ata arrestohen në kufi dhe dyshohen për shkak të disa rrethanave të pafat. Kjo i pengon të dy çiftet, ndoshta përkohësisht, të arrijnë ëndrrën e tyre, siç është shpesh rasti i të rinjve në Ballkan që paguajnë për gabimet e brezave të shkuar. Puna që ka bërë regjisori Goran Paskaljevic së bashku me bashkëskenaristin Genc Përmeti ka marrë vlerësimet maksimale dhe nga emra që sot janë cilësuar si ikona të filmit dhe teatrit shqiptar. Në rolet kryesore: Nebojsa Milovanovic (Marko) Jelena Trkulja (Vera) Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Rroku) Yllka Mujo (Vevo), Lazar Ristovski aktori i parë me shpesh në filmat e Paskaljevicit. Të tjerë aktorë shqiptarë luajnë Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Çun Lajçi, Myzafer Zifla, Genti Kame, etj. Goran Paskaljeviç, u nderua me çmimin e karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Pas Olympia Theatre të Selanikut, më 19 nëntor, Muajt e mjaltit, fituesi i çmimit Golden Spike në Valladolid të Spanjës. Gjithashtu fili ka pasur prezenca ndërkombëtare në Festivalin e Venecias dhe Torontos. Në TIFF 09 Çmimi i Mirënjohjes i shkoi sërish regjisorit Goran Paskaljevic. Ndërkohë nga viti 1971 deri tani ai ka bërë 30 filma të shkurtër dhe dokumentarë, si dhe 15 filma të gjatë, shumë prej të cilëve janë shfaqur dhe vlerësuar nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të filmit.
Nga Julia Vrapi