E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndërrojnë për ditën kur do të martohen (FOTO)

Share

Është një sindromë e rrallë që prek një në 1 miliard njerëz. Megjithatë është një çudi e madhe që ka prekur tre motra. Ato janë të mbuluara me qime nga koka deri tek këmbët. Savita, 23 vjeç, Monisha, 18 vjeç dhe Savitri, 16 vjeç, jetojnë në një fshat të vogël në Indi dhe shpresojnë një ditë të kenë para për të paguar një trajtim për zgjidhjen e problemit.

Pavarësisht problemit që kanë, motrat ëndërrojnë ditën kur do të martohen. Hypertrichosis universalis është një mutacion gjenetik, në të cilat qelizat që ndalojnë rritjen e qimeve funksionojnë akoma. Vajzat e kanë trashëguar sëmundjen nga babai, që u martua në moshën 12 vjeç. Gruaja e tij nuk e pa burrin deri në ditën e martesës. Operacionet me lazër kushtojnë rreth 5500 euro, por familja nuk ua siguron dot. Një dokumentar për këto motra, shpreson që të mbledhë para për operacionet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›