…nga Microsoft-i, me dashuri, një dritare në Shqiperi!!!
Dikur...
Tregojnë se shumë vite më parë, ish ministri i jashtëm shqiptar, Mehmet Konica, vëllai i eruditit të madh Faik Konica, vizitonte Mbretërinë e Bashkuar, osë Ingliterën siç shqiptarët e quanin atëherë. Po takohej me ministrin e jashtëm britanik, Eduard Grey, i cili ishte kthyer e shikonte nga dritarja një pamje që atje e kishte pasur përditë, ndërsa tregoi indiferencën më britanike të mundshme për ministrin e një vendi riosh, si Shqipëria. Por Mehmet Konica, kishte mësuar se diplomaci do të thotë "interes" ndaj përdori një taktikë të dytë; i foli zyrëtarit të lartë britanik përm potencialet që kishte Shqipëria, si një vend në udhëkryq, për pasuritë pyjore dhe nëntokësore, për krahun e lirë të punës, për domosdoshmërinë e hyrjes së anglezëve në këtë treg, duke njohur dhe mbështetur Shtetin Shqiptar... vetëm atëherë lordi britanik la dritaren, me pamje njëjtësisht të murrme, dhe u ul më interes të ringjallur në tryezën që e kishte injoruar sëbashku me shefin e diplomacisë së një shteti që ende nuk ishte shtet...
Sot...
Disa qindra kilometra më në veri të Londrës, dhe disa dhjetra vjetë më vonë, diskutohet sërish Shqipëria. Edinburgu, priti përfaqësues të qeverive europiane, KE-së, vendeve të Ballkanit perëndimor, kompanive më të mëdha të kontinetit etj. Gjithçka bëhej në Parlamentin Skocez dhe në kujdesinë e Ministrit të Parë të këtij vendi, por organizatori ishte korporata më e madhe në botë në fushën teknologjisë së informacionit.
Gjyshërit do ta quanin një marrëzi atë që bën sot kjo kompani, e që pa të, në vend të kompiuterave me të cilat shkruhen edhe këto radhë, do vazhdonim të përdornim makinat e shkrimit!.. Microsoft, mblodhi në Edinburg, udhëheqësit botërorë, në forumin e përvitshëm që bëhet me qëllim promovimin e zhvillimit teknologjik në fushën e informacionit, që nis që nga qeverisja elektronike, shkolla eletronike, tregtia eletronike etj! Pas Pragës, Lisbonës dhe Romës, Edinburgu mblodhi krerë të rëndësishëm qeverish si Ministri i Parë i Skocisë, Jack Mçonnell, Princi Andreë - Dukë i Jorkut, Kryeministri Skocez Xhek Mekkonell, Ministri i jashtëm Italian Massimo D`Alema, komisionerja europiane për politikat rajonale Danuta Hubner, ministri britanik i Financave Gordon Braun i parë si pauses i kryeministrit Toni Bler, dhe mëse 20 ministra nga vende të ndryshme europiane. Për herë të parë në këtë forum, u ftua edhe Shqipëria që u përfaqësua nga kryeministri Sali Berisha, i shoqëuar nga ministri i telekomunikacionit Lulzim Basha.
Zoti Berisha, mbajti një fjalë inkurajuese, lidhur me domosdoshmërinë e futjes dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri, ndonëse vuri në dukje se vendi ynë duhet të zgjidhë edhe një sërë problemesh të tjera paralelisht. Kreu i qeverisë, tha se megjithëse një vend i vogël, me një treg të vogël e të kufizuar, sërish Shqipëria, nuk duhet të ngelet pas "hapit të kohës". Pra, megjithë rëndësinë simbolike të Shqipërisë, drejtuesit e Microsoft-it, nuk e injoruan atë dëshirë të Tiranës zyrëtare, për tu radhitur krahas vendeve dhe kombeve të tjerë të zhvilluar. Presidenti i Microsoft International, Jean-Philippe Courtois, deklaroi se " Forumi Global i Liderëve" është një mundësi e shkëlqyer për shumicën e udhëheqësve me influencë të madhe politike në Europë, të mblidhen e të diskutojnë çështjet me të cilat do përballen qeveritë dhe biznesi në këtë shekull.
Microsoft, aspak i vogël dhe i butë!!!
Nëse fjala "microsoft" do të përkthehej, ne do të thonim: i vogël dhe i butë! Ndoshta kur lindi në vitin 1975, dukej i tillë. Por sot nuk është aspak. Tej emrit, fshihet një gjigand, që mund të quhet "shpirti" i gjithë kompiuterave të botës. Dhe nuk është një treg i vogël, po të kihet parasysh se mëse 1 miliardë persona në të gjithë botën përdoin çdo ditë produktet e kësaj korporate. Kjo korporatë renditet tashmë, ndër më të mëdhatë në botë, e udhëhequr nga miliarderi amerikan Bill Gates, i cilësuar nga revista Forbes, si njeriu më i pasur në botë(viti 2006, pasuria 48 miliardë dollarë). Në Edinburg, kryeministri Sali Berisha nënshkroi një marrëveshje shumë të rëndësishme me Microsoft.
Shqipëria, mbetet një nga vendet e fundit në botë, në përdorimin e internetit dhe kjo për arsye të ndryshme që tashmë dihen nga të gjithë. E megjithatë kjo nuk është një pengesë për të punuar më shumë, që teknologjia e fundit të arrijë deri tek të rinjtë, që duan të përfitojnë prej saj. Vendi ynë duhet të kapërcejë fillimisht "komplekset" e saj, dhe pastaj me ato potenciale që ka, të tërheqë kompani gjigante të vendeve të mëdha. Microsoft kishte kërkuar edhe më parë të hynte në Shqipëri. Ndoshta e kanë menduar se kjo do të ishte një pikë shumë e mirë për shtrirje të mëtejshme në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi. Por ja që në Tiranën zyrëtare nuk gjetën atë ambjent që duhej të gjenin. Dhe ne, e humbëm shansin, duke i hapur udhën çeljes së filialit të kësaj korporate në Shkup. Fatkeqësisht, tashmë, "Microsoft Albania", do të menaxhohet nga Shkupi. Shqipëria ka humbur një rast shumë të mirë për tu bërë qendra rajonale e kësaj korporate të madhe, megjithatë nuk humbi trenin e teknologjisë, që herët a vonë duhet ta përfshinte këtë vend të vogël.
Welcome to Microsoft – Albania!
Brenda 12 muajve, Microsoft do të çelë në Shqipëri filialin e saj, ose "zyrën" siç parapëlqejnë ta quajnë ata. Kjo do t`i hapë udhën një bashkëpunimi të rëndësishëm për Shqipërinë, qoftë edhe nga ana e imazhit.
"Kjo marrëveshje shpreh vendosmërinë e Majkrosoftit për të punuar me partnerët tanë, qeverinë shqiptare, universitetet, shkollat dhe persona të tretë në Shqipëri, në fushën e teknologjisë së informacionit për të modernizuar dhe zhvilluar ekonominë dhe u hap udhën mundësive të reja. "Është një kënaqësi të punosh me qeverinë e Shqipërisë", deklaroi presidenti i Microsoft Corporation Bill Gates pas nënshkrimit të marrëveshjes me zotin Berisha, ku kreu i Microsoft ështe treguar i kursyer në deklarata. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha deklaroi se bashkëpunimi me Microsoft është një arritje për Shqipërinë . "Unë e vlerësoj këtë një nga marrëveshjet më të rëndësishme që Shqipëria ka firmosur, në përpjekjen e saj për të kapur horizontin që meriton. Marrëveshja, me Korporatën gjigante të teknologjisë elektronike dhe informatikës për të bashkëpunuar me të gjitha fushat nga qeveria elektronike në të gjitha segmentet e saj, tek shkollat, sistemi fiskal, bibliotekat virtuale, arkivat e dixhitalizuara, në të gjitha aspektet, përbën një bazë të fuqishme dhe një garanci të madhe për realizimin e asaj reforme që ne e kemi quajtur "Shqipëria në moshën e internetit", "Shqipëria në moshën e teknologjisë" deklaroi kryeministri Berisha.
Këto janë disa nga pikat e marrvëshjes nënshkruar mes kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Microsoft International Bill Gates:
Bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe Korporatës Microsoft për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Në marrëveshje parashikohet hapja e një filiali të Korporatës Microsoft në Shqipëri; krijimi i një qendre inovacioni, e cila synon përmirësimin e kapaciteteve të kompanive lokale në fushën e teknologjisë së informacionit për t'i përgatitur ato për proceset e globalizimit, përmirësimin e kapaciteteve lokale për të ofruar zgjidhje, për bizneset dhe institucionet e tjera të vendit; krijimi i një inkubatori për përgatitjen dhe zhvillimin e specialistëve shqiptarë të teknologjisë së informacionit.
Marrëveshja parashikon, gjithashtu, krijimin, me ndihmën e Korporatës Microsoft, të një portali qeveritar, e cila do të ofrojë informacion nga qeveria për qytetarët me qëllim përmirësimin e informimit të qytetarëve; informacion për bizneset për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të përmirësuar dhënien e informacionit për to; lehtësi për shkëmbimin e informacioneve brenda institucioneve qeveritare dhe të tjera, përmes krijimit të një sistemi të shkëmbimit të informacionit për të gjitha fazat e politikbërjes dhe të përgatitjes së ligjeve dhe vendimeve të qeverisë.
Parashikohet që Korporata Microsoft do të ofrojë asistencë për projekte të ndryshme në fushën e qeverisjes elektronike që qeveria ka ndërmarrë me partnerë të tjerë, duke përfshirë e-Procurement, e-Taxes. jithashtu, marrëveshja parashikon mbështetje për projektin e qeverisë e-Schools. Në këtë drejtim, Korporata Microsoft do të ofrojë 6 mijë paketa programesh kompjuterike microsoft me një çmim simbolik, për kompjuterat, në shumë shkolla të vendit.
Pjesë e marrëveshjes është edhe bashkëpunimi midis Korporatës Microsoft dhe PNUD-it për ofrimin e internetit në çdo shkollë, si dhe ofrimi i programeve mësimore për nxënësit. Nga ana e saj, qeveria e Shqipërisë merr përsipër të zbatojë të gjitha ligjet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në shkëmbim, Korporata Microsoft do t'i ofrojë administratës shqiptare programe me çmime speciale, më të ulta se çmimet e tregut. Gjithashtu, në marrëveshje përfshihet vullneti i të dy palëve për të thelluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.
Plotësimi i pikës së dytë!
Nëse një i ri kërkon të punësohet në perëndim, përveç diplomës universitare i kërkohen tre gjera.
a.Gjuha e Huaj
b.Dijet kompiuterike
c.Patenta e automjetit
Një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë po mondohen të pajisen më dëshminë e parë dhe të tretë. Por kjo nuk mund të thuhet për pikën e dytë. Ende në Shqipëri, kompiuteri cilësohet si një "degë" e caktuar, e jo si një mjet i përgjithshëm përdorimi. Dhjetë vite më parë, celulari në Shqipëri konsiderohej si një shenjë luksi, ndërsa tashmë është thjesht një mjet pune. Ky është edhe synimi i bashkëpunimit me Microsoft-in. Tashmë teknologjia e informacionit është bërë një domosdoshmëri, për zhvillimin e vendit, lehtësimin e lëvizjes së të dhënave, thjeshtimin dhe transparencën e qeverisjes, krijimin e mundësive të punësismit dhe shërbimeve të tjera.
"Dritare" në Shqipëri!
Le të shpresojmë se kjo marrëveshje mes Korporatës Microsoft dhe Shqipërisë, do të sjellë sadopak ndryshim në ritmin e zhvillimit të Shqipërisë. Dixhitalizimi dhe informatizimi, është një nevojë e kohës, dhe Shqipëria nuk duhet të mbetet më asnjë çast e vonuar. Mungesa e teknologjisë, po e rëndon jetën tonë, kjo nis që nga të flamosurat certifikata, e deri te gjërat më të thjeshta të përditshmërisë njerëzore. Ndaj po e mbyllim me dy fjalë, Welcome Microsoft!
Marrë nga Gazeta e së Shtunës