E Diel, 1 Nëntor 2026

"440 mijë fëmijë grekë jetojnë në varfëri"

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja greke ''Zungla'', e cila duke cituar raportin e “UNICEF”-it thotë se 100 000 fëmijë janë të detyruar të braktisin shkollat dhe të dalin në tregjet e punës.
     
''Përqindja e fëmijëve nën moshën 17 vjeç, të cilët jetojnë në varfëri është 23 për qind dhe është për 2,5 për qind më e lartë se mesatarja në Evropë'', thotë “UNICEF”-i duke sqaruar se problemi më i madh është tek familjet me një prind.
     
''Rreth 12,5 për qind  nga nxënësit janë të detyruar t'i braktisin shkollat shumë herët, ndërsa 70 për qind prej tyre duhet të punojnë që të mbijetojnë. Po krijohet një gjeneratë e re e grekëve analfabetë, ndërsa dhuna në shkolla po merr dimensione të epidemisë'', thekson organizata.

''Zungla'' thotë se sipas të dhënave për vitet 2008-2010, krimi në shkolla ka shënuar rritje me 40 për qind./Start/

                                                                                             2012-04-05 11:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›