E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gül-Berishës: Mbështetje edhe më të madhe!

Duke nënvizuar miqësinë e dy vendeve, dy personalitetet shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit. Në fjalën e tij, Berisha shprehu mirënjohjen për rritjen e investimeve turke në Shqipëri, të cilat këto 5 vitet e fundit janë rritur të paktën 6 herë në sektorë të rëndësishëm të jetës së vendit.

Më tej, Kryeministri Berisha i bëri me dije Presidentit Gül reformat e thella e të gjithanshme që qeveria shqiptare ka realizuar dhe po vijon të punojë me përparësi kryesore ecjen përpara me shpejtësi drejt projektit më madhor të shqiptarëve për këtë shekull, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti Gül e siguroi Kryeministrin Berisha se Turqia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, Presidenti Gül e siguroi Kryeministrin Berisha se si president i vendit mik do të vijojë të nxisë investitorët turq për të investuar në Shqipëri.

Në veçanti, sektori i turizmit u vlerësua si një ndër sektorët, ku investimet turke mund të shënojnë histori të vërtetë suksesi për ta dhe për Shqipërinë. Në takim u vlerësua edhe bashkëpunimi i shkëlqyer që të dy vendet ruajnë si vende aleate në NATO.

Gjithashtu, u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në rajon dhe ripohua mbështetja për integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit, si një faktor thelbësor për konsolidimin e mëtejshëm të paqes, stabilitetit e të ardhmes më të mirë të popujve të tij. Kryeministri shqiptar zhvilloi po sot një takim me kryetarin e Asamblesë se Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek. Në takim i rikonfirmua vullneti i palëkundur i të dy vendeve për t’i promovuar edhe më tej lidhjet e pafundme mes të dy popujve e vendeve dhe për ta çuar në një stad të ri edhe me intensiv bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Kryeministri Berisha i shprehu z.  Çiçek dhe parlamentarëve turq mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e pakursyer që ata, parlamenti, qeveria turke dhe Turqia mike i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, gjatë gjithë kësaj periudhe. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon. Çiçek vlerësoi se Shqipëria, me politikat e saj të drejta e te moderuara, është shndërruar në një faktor i rëndësishëm promovues i stabilitetit, bashkëpunimit e miqësisë në rajon. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-05 15:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›