E Diel, 1 Nëntor 2026

"America’s Got Talent"6-vjeçarja shokon jurinë

WASHINGTON - 6-vjeçarja Aaralyn ka shokuar anëtarët e jurisë së “America’s got talent” dhe jo vetëm me këngën e saj “Zombie Skin” (lëkurë fantazme).

Nisur nga pamja fëminore dhe veshja e lezetshme, juria nuk mendoi asnjëherë se përpara kishte vajzë që në vend se do të këndonte, do të ulërinte e do të nxirrte nga goja, fjalë të dhunshme.

Dhe të mendoni që këngën e ka krijuar vetë. Aaralyni performoi së bashku me të vëllanë.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›