Egjipt, priten protesta masiveKërkojnë dorëheqjen e Morsit
KAJRO- Mbështetësit e opozitës në të gjithë Egjiptin, pritet të protestojnë sot në gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit islamik, Mohamed Morsi, dhe zgjedhje të reja.
Turmat e njerëzve janë mbledhur në sheshin “Tahrir” të Kajros, ndërsa mijëra njerëz e kaluan natën në shesh.
Protestuesit kërkojnë zgjedhje presidenciale të parakohshme. Mes protestuesve ka tension të lartë dhe frikë për përleshje, ndërkohë që shumë qytetarë kanë mbledhur ushqime nga frika e destabilitetit.
Ushtria egjiptiane ka paralajmëruar se është gati për të ndërhyrë, në rast të përshkallëzimit të protestave.
Sot është përvjetori i parë i inaugurimit të Morsit. Opozita thotë se ka mbledhur 22 milionë nënshkrime të njerëzve që duan dorëheqjen e presidentit.
Morsi akuzohet nga kundërshtarët për rrënimin ekonomik të vendit. Ata thonë se Morsi ka dështuar të zbatojë reformat demokratike dhe se i ka dorëzuar pushtetin Vëllazërisë Myslimane.
Morsi tashmë ka paralajmëruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Tetë persona, përfshirë një amerikan, janë raportuar të vrarë në dhunën e javës së kaluar në Egjipt, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)