E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është fundi i Iker Casillas!

Analistët e futbollit spanjoll vazhdojnë të komentojnë situatën e "mjerueshme" të Iker Casillas. Portieri ndoshta më i mirë në botë vazhdon të jetë rezervist i Real Madridit. As në ndeshjen ndaj Athletico Bilbaos nuk kishte vend për Iker Casillas, pasi që Jose Mourinho vazhdon ti besoj Diego Lopezit.

Sipas analistëve spanjoll, Iker Casillas sipas të gjitha gjasave do të braktisë Real Madridin në fund të edicionit.

Madje ka analistë të mendimit se Casillas do të pranonte një ofertë nga Barcelona, nëse skuadra katalonase do ti bënte atij. Casillas thuhet të jetë i frustruar edhe në Florentino Perezin pasi që ka pritur një ndërhyrje të tij në këtë situatë.

Kalimi te ndonjë skuadër angleze është poashtu opsion i mundshëm ndërsa rasti i Casillas po krahasohet me largimin aspak të arsyeshme të legjendarëve të Realit si Hierro, Salgado e Raul Gonzales./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›