E Diel, 1 Nëntor 2026

"Antigona kërkon të atin", çel sezonin në TK

Premiera e dramës "Antigona kërkon të atin" çel të premten sezonin teatror në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Kjo shfaqje do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar ditën e premte nga aktorët e mirënjohur të skenës Edi Luarasi, Fatos Sela, Ahmet Pasha si dhe nga aktorët e rinj, të cilëve u janë besuar rolet kryesore si Ina Gjoni dhe Gjergji Mena.
Në skenën e TK do të interpretohen edhe pjesë të tjera si "Forca e zakonit", shfaqja që mbylli sezonin e kaluar "Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf", si dhe do të rikthehen një sërë veprash të sukseshme si "Të gjithë me huqe", "Menaxherja e qelqtë", "Këngëtarja Tullace", "Alegreto Albania", etj".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›