Historia e klasës 12, ç'thonë mësuesit për librin aq të debatuar?
Libri i historisë do të trajtohet në mënyrë historike dhe nuk do të ketë ngjyrime politike . Kështu kanë deklaruar profesoret e lëndës së historisë në gjimnazin "Partizani" në Tiranë , Monika Xhaxhiu dhe Enkelejda Mulaj . Mësueset e lëndës , janë shprehur se ky tekst është miratuar nga Ministria e Arsimit, dhe shkolla e ka përzgjedhur si tekst të përshtatshëm për nxënësit e saj. Mësueset mendojnë se perceptimi i nxënësve për ngjarjet e pas viteve '90, nuk krijohet vetëm nga tekstet shkollore , por dhe nga mediat, interneti dhe opinioni i gjerë.
Libri i historisë për klasat e 12-ta, ka një kapitull te vecantë, në të cilën pershkruhen ngjarjet e viteve '97 , programet e partive kryesore politike, qeverisja e tyre, por dhe ngjarjet më të fundit si shpërthimi i Gërdecit, dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO .