"Çështja Basha" pritet vendimi në Gjykatën e apelit

Sot pritet vendimi për çështjen Basha në Gjykatën e apelit. Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë e cila vendosi moszgjatjen e afatit hetimor për çështjen ndaj ish ministrit të transporteve Basha. Të tre anëtarët e trupit gjykues që do të merreshin më çëshjen "Basha" kanë dhënë dorëheqjen. Gjyqtarët e dorëhequr janë Dalip Bushi, Tom Ndrecaj dhe Pajtim Hoxha. Dorëheqja erdhi pasi gjyqtarët janë shprehur një herë për çështjen. Disa ditë më parë prokuroria kërkoi rrëzimin e vendimit te Gjykatës së Shkallës së Parë. Sot pritet të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Shqyrtimi, vjen pas vendimit të dhënë nga kjo gjykatë,duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për shpërdorim detyre nga ish ministri Basha dhe duke i cilësuar veprimet e prokurorisë si të paligjshme.