E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çështja Basha"merret vendimi për moszgjatjen e hetimeve

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin për moszgjatjen e afatit hetimor për çështjen ndaj ish ministrit të transporteve Basha. Prokuroria pas këtij vendimi ka të drejtë të të ankimojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi, vjen pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë,duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për shpërdorim detyre nga ish ministri Basha dhe duke i cilësuar veprimet e prokurorisë si të paligjshme. Vetëm pak ditë më parë të tre anëtarët e trupit gjykues që do të merreshin më çëshjen "Basha" kanë dhënë dorëheqjen dhe janë zëvendësuar me gjykatës të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›