Britani, super i kërkuari shqiptar kërkon azil politik
Selami Çokaj, është një ndër kriminelët super të kërkuar në Shqipëri, cili ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe, ku dhe jeton prej 11 vitesh me identitet të rremë si Valtron Gashi. Çokaj, akuzohet për vrasje dhe për rebelim me armë.
ANGLI- Një kriminel, i cili është më i kërkuari në Shqipëri, Selami Çokaj, por që jeton në Britaninë e Madhe nuk mund të ekstradohet në vendin e tij për shkak se ka kërkuar të drejtën e azilit politik në këtë vend. Selami Çokaj ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 1994 për vrasje, por mundi të arratisej nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997. Ai gjithashtu akuzohet edhe për rebelim të armatosur dhe përfshirje në shpërthime të fuqishme eksplozivi. Por Çokaj prej vitesh jetonte në Angli me emër të rremë, Valtron Gashi, nuk mund të dëbohet nga Anglia përsa kohë të vendoset për kërkesën e tij për azil politik.
Çokaj besohet se është një nga 100 kriminelet më të rrezikshëm në Evropën juglindore që jeton në Britani me identitet të rremë. Interpoli shqiptar, nuk ka reshtur asnjëherë përpjekjet për ekstradimin e tij në Shqipëri, derisa në vitin 2007 ai befas paraqiti kërkesën për azil. Agjencitë britanike të lajmeve kanë cituar zyrtarë të lartë të Interpolit ku siç deklarojnë ata Çokaj është një ndër personat më të rrezikshëm dhe se Interpoli ka punuar rreth 11 vjet për të rikthyer atë në Shqipëri. Familja e Selami Çokaj, shpesh shprehej te fqinjët se ishin refugjatë nga Kosova. (a.r/news24/balkanweb)