E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çështja Basha" shtyhet sërish seanca

Është shtyrë edhe ditën e sotme procesi ndaj Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha në Gjykatën e Lartë. Ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha akuzohet se në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri Andi Toma ka abuzuar me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës. Mësohet se procesi ndaj Ministrit Basha shtyhet për mosparaqitjen e Bashës në seancë sepse prej disa ditësh ai gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi merr pjesë në forumin ekonomik të Davosit.Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 27 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›