Bumçi:Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese,përpjekje e pashpresë

Ankimini i PS-së në Gjykatën Kushtetuese është një përpjekje e pashpresë. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese nga opozita të ligjit të dosjeve. Sipas Bumçit ligji nuk është antikushtetues dhe se PD-ja nuk është në konflikt me ndërkombëtarët. Bumçi gjithshtu u shpreh se PD-ja kërkon ta ndajë Shqipërinë nga e kaluara . Bumçi duke e quajtur Ramën si pinioll të krimeve të komunizmit u shpreh se ai po mban pengë gjithë opozitën. Megjithatë u shpreh Bumçi ligji do të zbatohet