E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Diferenca e Barcelonës ndaj Realit, e frikshsme"

Legjenda e Holandës në futboll, Johan Cruyff ka vlerësuar se diferenca prej 16 pikësh e Realit ndaj Barcelonës është e frikshme për futbollin spanjoll. Cruyf ka thënë se për Barcelonën ky fakt është i mirë por jo edhe për futbollin spanjoll.

"Është e frikshme që Barcelona qëndron kaq përpara Realit në renditje. Sigurisht që drejtuesit e Barcelonës janë të lumtur për këtë gjë pasi titulli duket tashmë i sigurtë dhe kjo është dhe një shenjë superioriteti e dukshme ndaj Realit. Megjithatë kur ka të tilla diferenca kampionati është i pari që e vuan. Besoj se është më bukur kur e fiton La Ligan me tension dhe emocion deri në fund. Ndërkohë që këtë vit duket sikur titulli është vendosur ende pa përfunduar faza e parë" deklaroi Cruyff./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›