"Ditë dimri" mbledh elitën e artit pamor
TIRANE-Aktiviteti i përvitshëm artistik "Ditë dimri", u zhvillua në Pogradec nga data 21 janar 2011 deri më 23 janar. Ky ishte edicioni i dytë i ekspozitës "Ditë dimri" dhe me një prirje të dukshme për t'u kthyer në një aktivitet elitar artistik. Në këtë aktivitet morën pjesë piktorë nga të gjitha trevat shqiptare si edhe piktorë të mirënjohur vendas. E perdishmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se autorët pjesëmarrës ishin: Abdurrahim Buza, Vangjush Mio, Sadik Kaceli, Guri Madhi, Ismail Lulani, Foto Stamo, Adem Kastrati, Kujtim Buza, Buron Kaceli, Reshat Ahmeti, Safet Spahiu, Adrian Devolli, Agron Polovina, Anastas Kostandini, Arben Golemi, Vladimir Topi, Burhan Ahmeti, Marjana Goxhabelliu, Arif Lushi, Emjona Nako (Stase), Flutura Maçi, Helidon Haliti, Gentian Zeka, Gjergji Lako, Ikbal Kalaja, Kastriot Dervishi, Leon Çika, Pashk Përvathi, Lume Blloshmi, Vahida Hasanaga Nimanbegu, Roland Karanxha, Vangjo Vasili, Ormira Lulani, Zaim Elezi, Miron Topçiu, Ziso Kamberaj, Miradije Ramiqi, Mustafa Arapi, Adriana Puleshi, Vasillaq Kolevica, Merita Jaha, Vladimir Stamo, Sokol Buza, Llazi Tili.
Janë gjithsej 45 autorë dhe 65 punime të fushës së pikturës dhe skulpturës që vijnë në ekspozitë. Në kohën kur hapësira kulturore shqiptare është tkurrur së tepërmi, vjen një ekspozitë e tillë me një synim të qartë; ajo synon që të krijojë një hapësirë të re kulturore në botën shqiptare. Shtrirja gjeografike e aktivitetit që në vitin e dytë të krijimit të saj është e pakufizuar në planin mbarëkombëtar. Në këtë edicion të dytë të ekspozitës vijnë artistë nga të gjitha trojet shqiptare, duke dëshmuar së pari për unitetin më të madh që kanë njerëzit e kulturës dhe artit, dhe së dyti për të plotësuar nevojën për komunikim si një domosdoshmëri reflektuese për secilin artist që do të çojë akoma më përpara artin e tij.
E perditshmja thekson se "Ditë dimri", në gjithë semantikën e saj është një aktivitet që gjeneron fuqishëm dy përbërës kryesorë, përbërës që tashmë janë të kodifikuar mjaft qartë në artin dhe historinë e artit perëndimor dhe që janë traditë dhe modernitet. Në vlerat e tyre të veçanta ato duket se kanë një konstante të përbashkët, e cila (pavarësisht nga ndasitë që kanë termat) jeton si synim i pandryshueshëm në këto dy forma; unë mund ta përkufizoja fare mirë si gjakimi për vlera të qëndrueshme.
Në kohët kur kufiri i artit ka shkuar shumë larg, artistët dhe jo artistët synojnë shpeshherë të arrijnë të prekin të lehtën, efemeren, të pakapshmen, momentalen; gjakimi për vlera të qëndrueshme e ka humbur rëndësinë e tij saqë lehtësisht arti kalon në botën e ideve që tentojnë të jenë të ndërlikuara (por, a janë të gjitha vepra arti ato që tentojnë të thonë këtë?), në botën e kiçit dhe kampit, në botën e falses dhe iluzives dhe pas kësaj fare lehtë mund të shtrohet pyetja se, çfarë do të mbetet në fund. Nën këtë shenjë të re është konceptuar "Ditë dimri", nën shenjën e vlerës së qëndrueshme, asaj që mbetet për një kohë të gjatë, që ndikon pozitivisht ose krijon reaksion në atë që vjen më pas. Nëse aktiviteti konceptohet kështu, mund të luajë një rol të rëndësishëm në rikodifikimin e vlerave të traditës së artit shqiptar dhe në kodifikimin e vlerave të mëvonshme të tradicionit modern që rrahin të gjejnë vendin e tyre në artin shqiptar.
Ky aktivitet është konceptuar si ide dhe formë, si dhe u mbështet materialisht nga artisti dhe fotografi Ardian Fezollari dhe është përkrahur nga artistët vendas. Veprimtaria e këtij viti u kurua nga Vangjo Vasili, Gentian Zeka dhe Neli Naço. "Ditë dimri" vjen bashkë me katalogun e ekspozitës dhe mund të quhet me të drejtë një aktivitet i standardeve perëndimore.
(d.b/BalkanWeb)