E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, SHBA e BE kundër bojkotit

SHKUP - Përfaqësuesit e SHBA dhe BE në Shkup kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mosfunksionimin e dialogut politik në Maqedoni, pas bojkotit që partia më e madhe e opozitës i bëri parlamentit. Ambasadori amerikan Philip Reeker ka deklaruar se përveç sektorit të drejtësisë dhe medias, që po hasin probleme të shumta, me bojkotin e LSDM-së është vënë në rrezik dhe funksionimi i Parlamentit. Ndërkohë, misioni i BE-së në Shkup, përmes një komunikate për shtyp i ka bërë thirrje LSDM-së që të kthehet në Parlament.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›