E Diel, 1 Nëntor 2026

"Forumi i sigurisë Prishtinë-Beograd-Tiranë”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP), dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizojnë konferencën e përbashkët rajonale "Forumi i sigurisë Prishtinë-Beograd-Tiranë: të arriturat e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit - dimensioni i sigurisë ".

Kjo konference njëditore do të shërbejë si një platformë për të mbledhur ekspertë të pavarur dhe studiues nga rajoni nё kuadër të zhvillimit më të madh aktual në rajon: Marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Konferenca do të fokusohet në të arriturat e përgjithshme të marrëveshjes, në mënyrë të veçantë në çështjet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Kjo konferencë është mundësi e rrallë ku analistët e pavarur nga Beogradi, Tirana dhe Prishtina do të ofrojnë pikëpamjet e tyre për bashkëpunimin Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve shqiptaro-serbe, në përgjithësi.

Struktura e konferencës do të ndahet në dy pjesë: paneli i parë do të jetë i hapur për aktorët relevantë dhe media ku do të bëhet prezantimi i pikëpamjeve të tri organizatave partnere mbi sfidat, dobësitë dhe implikimet e marrëveshjes së fundit ne krahasim me praktikat e marrëveshjeve të mëparshme. Ndërsa pjesa e dytë do të jetë nё formë të analizimit të skenariove nga një numër i përzgjedhur i akterёve të ndryshëm, kryesisht nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›