E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shpërthen granata vdes 16-vjecari

ELBASAN-Në Elbasan, një 16 vjecar humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e shpërthimit të një granate që e kishte gjetur në lumin Devoll.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtepanj të komunës së Gostimes në Elbasan, ku adoleshenti, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, po luante me një granatë që e gjeti në lumin Devoll. Bashkë me 16 Vjecarin në lojë me granatën ishin përfshirë dhe fëmijë të tjerë. Në një moment, granat shpërthen duke i shkaktuar plagë të mëdha adoleshentit që u dërgua nga persona të rastit menjëherë në spital. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu nuk u mbijetoi plagëve të marra.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›