Kriza, protestuesit parrulla ne Akropoli, paralizohet Greqia
ATHINE- Rreth 100 militantë të sindikatës komuniste Pame kanë bllokuar sot Akropolin, në mënyrë simbolike, për të protestuar kundër masave drastike që qeveria ka ndërmarrë për shkurtimin e shpenzimeve, me qëllim stabilizimin e buxhetit të vendit. Protestuesit kishin vendosur një pankartë të madhe me mbishkrimin “Popuj të Europës ngrihuni”, në gjuhën greke dhe anglisht.
Policia nuk ka ndërhyrë kur protestuesit me flamuj të kuq qëndronin përpara Parteonit të lashtë. Por agjencitë e huaja raportojnë se protestuesit nuk kanë penguar turistët të vizitonin Akropolin.
Veprimi koicidon me fillimin e grevës 48 orëshe të sindikatës së punonjësve të administratës publike kundër masave antikrizë të qeverisë greke.
Shërbimet publike përfshi shkollat dhe spitalet sot janë të mbyllura për shkak të grevës së mësuesve dhe të infermierëve të cilët kanë planifikuar për sot në mbrëmje protestë madhështore. Shumë spitale do jenë të hapur vetëm për shërbimin e urgjencës.
Të hënën në mbrëmje mësuesit protestues u futën në ndërtesën e televizionit shtetëror grek, NET dhe e bllokuan atë për disa orë.
Ndërkohë nesër grevës do ti bashkohen dhe punonjësit e sektorit privat duke paralizuar kështu trafikun ajror, urban, hekurudhor dhe shkollat, spitalet, bankat dhe zyrat publike në grevën e tretë të përgjithshme e cila është organizuar këtë vit.
Franca miraton planin e huasë për Greqinë
Asambleja kombëtare miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm (e martë) “planin urgjencë” francez për Greqinë e cila parashikon 16.8 miliardë euro hua bilaterale në tre vjet, nga të cilat 3. 9 miliardë euro do të jepen për 2010, nga totali prej 110 milionë euro I paketës BE- FMN.
Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstandinu publikoi në Athinë masat e programit 3-vjeçar, që në fund të vitit 2014 do të ulin deficitin buxhetor nën 3 për qind dhe do t'u sigurojnë arkave shtetërore 30 miliardë euro. Masat për rritjen 2 për qind të TVSH-së, 10 për qind të taksave të karburanteve, cigareve dhe pijeve, shkurtimet e pagave të 13-ta dhe 14-ta në sektorin publik si dhe të pensioneve respektive mbi 2.500 euro, përfshirë deputetët dhe nëpunësit e parlamentit, janë vetëm një pjesë e paketës së gjerë dhe të rreptë të masave, që në formën e projekt-ligjit do t'i paraqiten parlamentit për aprovim brenda javës.
(s.g/BalkanWeb)