"Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf", premierë në 17 dhjetor
Kjo dramë është përcaktuar për të çelur sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme në mjediset e TK, drejtori i këtij institucioni, Kristaq Skrami, u shpreh se vënia në skenë e kësaj vepre është një nga bashkëpunimet më ambicioze të TK, ku për herë të parë realizohet dhe bashkëpunimi më regjisorin e ri shqiptar nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi.
Vetë regjisori Bekteshi tha gjatë konferencës se kjo është një vepër që ka në qendër njerëz të cilët kanë frikë të jetojnë pa iluzione. “Për të sjellë këtë ndjesi tek publiku jam munduar që shfaqjen ta konceptoj ashtu siç e ka menduar dhe vetë autori. Këtu qëndron e veçanta e kësaj pjese, pasi është një vepër realiste e sjellë në mënyrë sureale”, u shpreh ai.
Ndërkohë, lidhur me shtyrjen e vazhdueshme të datave të shfaqjes, organizatorët u shprehën se gjithçka ishte pasojë e një incidenti të vogël të ndodhur me një nga aktorët dhe nuk kishte të bënte fare me përgatitjen e pjesës. “Ne kemi qenë gjithnjë gati për ta vënë këtë shfaqje në skenë dhe gjatë kësaj kohe nuk kemi bërë asnjë ndryshim, si në vepër, ashtu edhe në përgatitje", tha regjisori Kushtrim Bekteshi.
Drama e njohur amerikane vjen në skenën shqiptare e shqipëruar nga Gjergj Peçi dhe ndryshe nga çfarë është bërë e ditur më parë për angazhimin e Luiza Xhuvanit dhe Ndriçim Xhepës, në këtë dramë do të interpretojnë aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Laçka.
"Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf" është cilësuar nga kritikët si një nga dramat më të mira të shekullit XX. Ajo është një dramë që flet për familjen e për gruan, për pozitat e saj, për konfliktet, iluzionet dhe njerëzit që nuk jetojnë dot pa to. Drama është vënë në shumë skena të botës dhe dallohet për karakteret e saj specifike.
Kjo pjesë e shkruar nga dramaturgu i njohur amerikan Eduard Albi, trajton një temë delikate familjare, atë të çifteve pa fëmijë. Pas shkrimit të kësaj drame, autori është vlerësuar me çmimin “Pulitzer”. Vetë Eduard Albi ka një ndjeshmëri të veçantë në lidhje me temën e trajtuar, pasi që në javën e dytë të jetës ai është birësuar nga një çift njujorkez, të cilët nuk mund të kishin fëmijë dhe i kanë dhënë atij gjithë përkushtimin e tyre. Asnjëherë Eduard Albi nuk është vënë në kërkim të prindërve të tij biologjikë, duke respektuar njerëzit që e kanë rritur.
Prindërit e tij birësues gëzonin një reputacion të mirë në sferën artistike, pasi ata kishin një kompani teatrore. Falë këtij biznesi familjar, Eduardi u apasionua me teatrin që në moshë të vogël, por asnjëherë nuk arriti të përmbushte kërkesat dhe pritshmëritë që kishin prindërit e tij për të. Pas shumë përpjekjesh, suksesi për regjisorin e ri erdhi menjëherë pas vënies në skenë të dramës “Kush ka frikë nga Virxhia Ulf” në vitin 1962 dhe pas shumë debatesh e diskutimesh, ai u vlerësua dhe me çmimin “Pulitzer”.
Kushtrim Bekteshi është një regjisor i ri maqedonas dhe deri më tani ka vënë në skenën maqedonase të Teatrit Kombëtar të Shkupit tetë shfaqje, si "Akuariumi" nga Refet Abazi (2006), "Labirinthet e kujtesës" nga Avni Halimi (2007), "Vojceku" nga Georg Byhner (2008), "Figaro divorcohet" nga Odon von Horvath (2008), "Kurthi i vdekjes" nga Ira Levin (2009) etj.