Kosova shënon progres në fushën e sigurisë
Këtë plan e ka bërë të ditur dje komandanti i forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali amerikan Mark Ficxherald.
Ai vlerësoi gjendjen e sigurisë në Kosovë si të stabilizuar, dhe përjashtoi çdo mundësi që ngritja e bazës ushtarake të Serbisë në afërsi të Bujanovcit të shihet si kërcënim për Kosovën.
Pas një takimi që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler, admirali Ficxherald tha se në Kosovë viti 2009 shënoi një vit të sfidës, por edhe të suksesit.
Zyrtari i NATO-s theksoi se në Kosovë tashmë ka përparime të mëdha në fushën e sigurisë, kështu që nga fillimi i vitit 2010 do të ketë shkurtime të trupave të KFOR-it.
“NATO ka vendosur që nga janari të fillojë shkurtimi i trupave deri në 10 mijë. Kjo nënkupton se disa baza do të mbyllen, si dhe të fillojë komandimi i këtyre trupave nga baza e KFOR-it në 'Film City', në Prishtinë”, tha Ficxherald.