ERE: Rritet me 13% çmimi i energjisë elektrike
Ata patën kërkuar një rritje prej 24 përqindësh por ERE vendosi sot rritjen mesatare, pra me vetëm 13%. Kategoria e familjarëve të cilët konsumojnë deri në 300 kilovat orë energji elektrike në muaj nga 7 lekë për kilovat do të paguajnë 7.7 lekë për kilovat.
Ndërkohë, për të gjithë ata që shpenzojnë mbi 300 kilovat energji çmimi do të rritet me 13.5 lekë, nga 12 lekë që ishte deri më tani. Rritja e çmimit të energjisë do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2010. Kopania OSSH bëri të ditur dje se në kontratën e nënshkruar me qeverinë shqiptare parashikohej rritja e çmimit të energjisë, rritje e cila do të vijojë deri në vitin 2014.