E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kushtet e palestinezëve për bisedime,të pamundura"

Gjatë një deklarate në radion publike, Shalom nënvizoi se "palestinezët vendosin tre kushte të pamundura: që bisedimet të rifillojnë në pikën ku janë ndërprerë në fund të vitit 2008 atëherë kur Ehud Olmert ishte kryeministër, që ato të bazohen në një tërheqje të plotë të izraelitëve nga Cisjordania dhe Jerusalemi Lindor dhe që ndalimi i ndërtimit të kolonive të jetë i përhershëm".

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, deklaroi gjatë ditës së hënë se bisedimet e ndërprera që në vitin 2008, me fillimin e ofensivës izraelite në Rripin e Gazas, mund të fillonin menjëherë pas plotësimit të këtyre kushteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›