E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit, 152 të vdekur

“Kjo është një tragjedi e madhe, konfirmoj me dhimbje se nuk ka asnjë të mbijetuar”, deklaroi kryetari i autoritetit për zhvillim të Kryeqytetit, Imtiaz Elahi, duke përgënjeshtruar lajmet e përhapura në mengjes kinse pesë persona ishin transportuar në spital si të mbijeturar.

Avioni i linjës Karaçi-Islamabad u rrëzua teksa përgatitej të bëntë uljen në aeroportin e Islamabadit.

Zyrtarët nuk kanë bërë ende publike shkaqet e aksidentit, por aludohet të ketë qënë moti i keq dhe me mjegull të dendur. Kompania Airblu, me e madhja në Pakistan, thekson se nuk ka pasur asnjë difekt teknik i cili mund të ketë shkaktuar aksidentin tragjik. “Asgjë e veçantë nuk vërehet në komunikimin e pilotit me qendrën”, thekson kompania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›