Britania refuzon ekstradimin e ish-Presidentit boshnjak
Ndaj ish-Presidentit Ganiç dhe 18 personave të tjerë Beogradi ngriti akuzën për vrasjen e më shumë se 40 ushtarëve jugosllavë, të cilëve iu ishte lënë rrugë e lirë që të largoheshin nga Sarajeva në vitin 1992.
Duke dhënë vendimin për këtë çështje, gjykatësi britanik tha se kërkesa për ekstradimin e zotit Ganiç kishte motive politike dhe se Serbia nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë kërkesë.
Ejup Ganiç, një ndër personat më të afërt të “babait të Bosnjes”, Alija Izetbegoviçit, kreu funksionet e Presidentit të Bosnje Hercegovinës, gjatë kohës që Alija u mbajt peng nga serbët në Sarajevë.
64-vjecari Ganiç, i ka mohuar akuzat duke i quajtur politike. Ai u ndalua në një nga aeroportet e Londrës teksa po largohej nga Britania pas një vizite te shkurtër akademike në mars të këtij viti dhe më pas u la i lirë gjatë shqyrtimit të kërkesës së ekstradimit.
Nga ana tjetër, zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, këmbëngul se Serbia do të apelojë vendimin e drejtësisë britanike dhe këkon ekuilibër në ballafaqimin e palëve pas konfliktit e në ish-Jugosllavi.