E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ledri, një prej artistëve më të talentuar"

Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy , konsiderohet si një nga reperët më të popullarizuar shqiptar.

Ai është një nga themeluesit e labelit ''Baba Stars'', nga i cili muaj me parë është larguar Ledri Vula, i cili përveç labelit, ka vendosur ta braktisë edhe muzikën.

Duke folur për mediat shqiptare, Getoari ka komentuar këtë largim, duke thënë:
"Nuk është se ne i prishim punë njëri-tjetrit, në përgjithësi në vendime të tilla secili prej nesh ka pasur dhe vazhdon të ketë vendin e vet. Unë kam qenë ai që e kam përkrahur që në fillimet e tij. Ledri ka qenë njëri prej artistëve më të talentuar jo vetëm në Babastars, por në gjithë skenën e hip-hopit dhe kjo zgjedhje është e drejtë e tij dhe e secilit në çdo aspekt."

Ndryshe, Getoari aktualisht po shijon suksesin e videoklipt të publikuar ditë më parë, të titulluar ''N'Prishtinë". /Indeksonline/

   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›