E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andosi dhe flirtet e tij

Andos Sinani, fillimisht u bë i njohur me grupin kosovar "Kthjellu", për të nisur më pas karrierën e tij solistike.
Këngëtari kosovar i rrymës rok,  ka marrë pjesë në edicionin e radhës të "Kënga Magjike", duke fituar çmimin "Kantautori më i mirë" me këngën "Ku je ti". 

Ai konsiderohet si një mashkull mjaft flirtues me femrat. I pyetur nga mediat shqiptare si janë marrëdhëniet e tij në lidhje me femrat, ai është përgjigjur duke qeshur: " S'është keq".

Andos është duke punuar për projekte muzikore të reja dhe tashme ka realizuar një bashkëpunim me një nga emrat më të mirë të muzikës rok në Shqipëri. Behet fjale per Eugent Bushpepën, per te cilin ai mendon se është një muzikant dhe këngëtar shumë i talentuar, një ndër më të mirët nga Shqipëria. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›