"Lufterat e Nuseve", premiere ne New York

Ky eshte ne thelb filmi me i ri “Lufterat e Nuseve” qe dha premieren ne New York, qe tregon se si nje miqesi shoqesh u shnderrua ne lufte per shkak te ceremonive martesore.
Aktoret e njohura, Kate Hudson dhe Anne Hathaway, luajne rolin e dy shoqeve te ngushta femijerie, te cilat do te martohen ne nje periudhe kohore te afert me njera-tjetren.
Te dyja prenotojne te njejtin ambient per te zhvilluar ceremonine e tyre. Kur organizatorja i vendos dasmat ne nje dite, miqesia tretet si kripa ne uje dhe mes tyre fillon nje lufte e jashtezakonshme.
Komedia mbeshtetet ne ate qe quhet deshire e madhe e vajzave te per te patur nje dasme perfekte. Ne kete film, Hudson eshte edhe ne rolin e producentes. Kolegia e saj, vleresoi rolin edhe pse ka thashetheme se vajzat jane ne grindje edhe jashte sheshit te xhirimit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code