E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mega-viti" i Rita Orës

Është e vështirë për tu besuar se vetëm një vit më parë Rita Ora ishte e panjohur për botën.
Në vitin 2012, këngëtarja 22 vjeçare arriti të ketë katër singla në Top 10 (me tre prej të cilëve goditi pozitën e pare) dhe një album që kryesoi toplistat, plus që ishte gjyqtare mysafire në audicionet e X Factor.

 
Për "Daily Star", Rita ka shikuar prapa në 12 "mega-muajt" e saj:
 
"Wow, çfarë udhëtimi ka qenë 2012-a. Të kem 3 singla në pozitën e parë ishte e pabesueshem, pastaj një album nr.1, ishte çmenduri.
 
Kur kam performuar në Wireless, në Hyde Park të Londrës, para 100.000 fansave, ishte diçka shumë e madhe
 
Takimi me fansat është diçka që unë përpiqem të bëjë sa më shumë të jetë e mundur, pasi janë ata që më kanë sjellë këtu.
 
Kur kam hyrë në një taksi për MOBO Awards në Liverpul, një djalë me ka bërtitur se ai kishte logon time tatuazh, kështu që unë kam ndaluar dhe kam bërë një foto me të .
  
Fansat e mi janë me të vërtetë bujar dhe më dhurojnë stoli të veçanta, dhe më dërgojne gjithçka që ka të bëj me mua, që unë të mund të mbajë evidencë mbi gjithçka që është botuar për mua.
 
"Plan B" ishte një nga të preferuarit që kam takuar këtë vit. Një mik i imi na ka takuar kur ishim në LA. 
 
Emeli Sande ka qenë në iPod-in tim gjatë gjithë vitit, zëri i saj është i bukur. Unë e pëlqej shumë Lana Del Rey. 
 
Shpresoj që do të kem mundësi të shoh "Girls Aloud" në turne gjatë vitit të ardhshëm." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›