E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Morakot" përpin 200 persona nën baltë

Trembëdhjetë ushtarë të një njësie elitë dhe tetë zjarrfikës u çuan me helikopter në Hsiaolin, në kontenë e Kaohsiungutg, ku sipas medias, 200 persona mund të kenë mbetur nën baltë. 

Pak më parë, ekipet e ndihmës së shpejtë kishin evakuuar 45 persona që nga ana e tyre kishin njoftuar se disa anëtarë të familjeve të tyre kishin mbetur të zënë në kurth.

Një burrë 46 vjeç, tregoi në kanalin informativ TVBS se e kishin shpëtuar për një qime, por se dhjetë anëtarë të familjes së tij ishin përpirë nga balta.

"Janë zhdukur të gjithë", siguroi ai. 

Shërbimet e ndihmës parashikojnë të dërgojnë 160 njerëz shtesë në vend, njoftoi AFP-në Liang, një nga zyrtarët.

"Për sa kohë të na e mundësojë koha, ne do të dërgojmë më shumë ekipe shpëtimi në vend", tha ai.
Sipas televizionit lokal, 200 banesa mund t'i kenë marrë me vete përrenjtë e baltës.

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë janë zhdukur pas kalimit të tajfunit Morakot në ishullin e Tajvanit, që ka shkaktuar përmbytje të mëdha, njoftuan sot shërbimet e ndihmës së shpejtë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›