E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Në tren" me BKR

Kreatorja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, dite më parë e prezantoi koleksionin pranverë – verë, të quajtur “Në rrugë me BKR”.

Kjo revy e veçantë, e organizuar në tren, zgjoi shumë kërshëri,  mes tjerash edhe për faktin se ishte e mbyllur për media, për shkak të hapësirës së kufizuar.



Për të shuar kurreshtjen e publikut, stafi i BKR ka publikuar një video promocionale, me pamje nga ngjarja ku ishin të pranishme personalitete të rendësishme të Kosovës.

Duke folur për Indeksonline, Kllokoqi Rugova e përshkruan me pak fjalë koleksionin e ri, si : “Elegancë, lluks, shik dhe shumë i veçantë”



Në këtë revy janë prezantuar 27 fustane, me ngjyra të ndryshme, duke anuar nga nuancat e hapura dhe ngjyra e bardhë. /Indeksonline/
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›