Elegancë nën shi

Një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë së filmit, festivali i përvitshem i Filmit në Kanë, është hapur sonte.
“The Great Gatsby”, çeli festivalin, një realizim i mbështetur në romanin më të njëjtin emër të Scott Fitzgerald e që sjell në rolet kryesore yllin e Hollivudit, Leonardo Di Caprio dhe aktoren britanike Carey Mulligan.
Gjate parakalimit mbi qilimin e kuq, aktoret u shfaqen me shume elegance, duke shperfillur shiun qe binte.
Ndër shfaqjet premierë të filmave, do të jenë edhe nga regjisori italian Paolo Sorrentino; “The Past”, nga regjisori iranian Asghar Farhadi; “Only God Forgives”, nga Nicolas Winding Refn;, dhe “Behind the Candelabra”, nga Steven Soderbergh’s.
Kana konsiderohet trampolineë e rendësishme për lansimin e një filmi, por mund të shndërrohet në varrezë kinematografike për ato krijime që nuk i bëjnë asnjë përshtypje kritikës dhe gazetarëve. Ky mbetet sidoqoftë një prej ngjarjeve më të rendësishme të kalendarit të festivaleve të filmit. /Indeksonline/