E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nëntori i ftohtë" i Jerichos

Rock grupi i njohur “Jericho” ka publikuar sonte videoklipin e këngës me titull "Nëntori i ftohtë''.

Videoklipi është realizuar nga "Pink Moon" ndërsa në të shfaqet edhe aktorja Gresa Pallaska.

Grupi "Jericho" ekziston në një formë apo tjetër që nga viti 1994. Emrin Jericho Walls e mori më 1996, i cili më 2001 u shëndrrua në Jericho. Shfaqja e parë në publik u bë më 1997, kur edhe u inçizua kënga dhe u filmua videospoti i parë "This is my home".    Grupi përbëhet nga Petrit Çarkaxhiu (vokalist), Leonard Canhasi (solo gitarë), Suad Jamini (bass gitarë) dhe Visar Rexha (daulle).  /R.K./Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›