E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Neymar, eja te skuadra më e mirë në botë"

Ylli i Barcelonës, Pedro i ka bërë ftesë publike superyllit brazilian, Neymar të cilin e ka ftuar në Barcelonë. Pedro ka thënë se Neymar meriton të jetë pjesë e skuadrës më të mirë në botë, andaj duhet ta shfrytëzoj këtë shansë.

"Unë shpresoj se ai do të vije në skuadrën tonë. është një lojtar i jashtëzakonshëm por që meriton një skuadër më të mirë se ajo aktuale. Kisha dëshiruar që Neymar të jetë pjesë e Barcelonës, sepse ai e meriton të jetë lojtar i skuadrës më të mirë në botë" deklaroi Pedro./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›