Terry e shpallë largimin e Lampardit!

Largimi i Frank Lampard nga Chelsea është pothuajse i sigurtë. Këtë e ka konfirmuar edhe John Terry i cili ka kërkuar nga skuadra pensionimin e fanelës së Lampard te Chelsea.
Dilema e vetme është se a do të largohet Lampard në janar apo në afatin kalimtar veror.
Lampard thuhet se definitivisht ka vendosur largimin pasi skuadra me në krye Roman Abramovich nuk ishte e gatshme që të bisedoj me të për kontratën e re duke vendosur definitivisht largimin.
Destinacioni i radhës për Lampard përmëndet Amerika, por se ka edhe shumë oferta nga skuadra evropiane./Indeksonline/