E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk jam fashist, as racist"

Sunderland ka prezantuar edhe zyrtarisht trajnerin e ri, të shumëpërfolurin, Paolo Di Canio.

Trajneri italian u prit keq nga tifozët e kësaj skuadre të cilët me brohoritje e pankarta ishin kundër emërimit të tij si trajner. Por vetë Di Canio në intervistën e parë si trajner i Sunderland mohoj fjalët që janë thënë për të.

"Unë jam një njeri i mirë. Nuk kam patur probleme në të kaluarën, nuk kam, e se besoj që do të kem. Unë kam miq të mirë në Angli të cilët më njohin mua. Unë nuk jam fashist, as racist. Unë jam person që mendoj për veten, familjen time, posaqërisht vajzat e mija. Nuk dua të flasë për politikë, flas vetëm për sportin sepse është fusha ime" deklaroj Di Canio./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›