Niset Barca, niset Tito

Barcelona është nisur për Paris për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG. Skuadra katalonase është e kompletuar sa i përket shtabit teknik pasi që në skuadër është trajneri Tito Vilanova.
Tito është rikthyer nga shërimi i tij nga Amerika për të i'u bashkuar skuadrës së tij pas disa muajsh. Risi e ekspeditës së Barcelonës ishte edhe përfshirja e Eric Abidal në këtë ndeshje./Indeksonline/