Në Premierligë vjen trajner "diktatori"!

Skuadra e Sunderland ka shkarkuar dje trajnerin Martin Oneil. Vetëm pak orë pas shkarkimit të tij, Sunderland ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Paolo Di Canio.
Ish trajneri i skuadrës angleze Swindon, Di Canio ishte kritikuar mjaft nga mediat dhe analistët anglez për qëndrimin e tij si trajner në Angli.
I njohur me nofkën "diktatori", Di Canio ishte pjesë e skandaleve te Swindon duke u përplasur me lojtarët e tij, tifozët dhe mediat.
Di Canio edhe sa ishte lojtar i ëest Ham, ishte i njohur për gjestet fashiste ku shpesh ngriste dorën lart./Indeksonline/