"Old Trafford" mund të shitet!

Stadiumi i Manchester United,"Old Trafford" mund të shitet. Ky është lajmi që i ka shqetësuar se fundmi tifozët e Manchester United. Familja Glazzer thuhet se ka hapur mundësinë për shitjen e stadiumit.
Dyshimet u shtuan kur javë më parë, pronarët nuk pranuan që stadiumi të regjistrohet si akt me vlerë në qytetin e Manchesterit. Familja Glazzer thuhet se e sheh si mundësinë më të mirë shitjen e "Old Trafford" për të dalur nga borxhi që ka skuadra, me shumë prej 370 milion funtave.
Në rast të shitjes së stadiumit, skuadra thuhet se do të ndërtoj një stadium të ri, por që asgjë për këtë ende nuk është planifikuar./Indeksonline/