"Ora Sport", ekspertë të boksit analizojnë ndeshjen Qato-Ponce
Emisioni "Ora Sport" ka trajtuar mbrëmjen e sotme ndeshjen e cila u zhvillua ditën e djelë ku boksieri shqiptar Kreshnik Qato mbrojti titullin e kampionit të botës në WBF ndaj boksierit argjentinas Ponce. Të ftuar në studio ekspertë dhe komentatorë të boksit e kanë cilësuar këtë ndeshje si mjaft të vështirë duke theksuar se boksieri shqiptar Qato e zhvilloi mjaft mirë. Drejtori teknik i federatës Shqiptare të boksit profesionist Hamdi Uka duke analizuar ndeshjen e së djelës mes Qatos dhe Ponces theksoi se boksieri shqiptar Qato e zotëronte kundërshatarin. Gjithashtu Uka tregoi edhe gabimet dhe gjërat që boksieri shqiptar bëri mirë gjatë ndeshjes. Sipas tij disa nga gjërat e mira që Qato bëri gjatë ndeshjes është shmangia e "luftës" ndërsa disa nga gabimet e tij janë kur ai shkonte afër kundërshtarit.
Për komentatorin Ahmet Golemi në pjesën e dytë Qato është treguar më i kujdesshëm pasi në pjesën e parë kishte raste që ai neglizhonte dhe harronte që sulmi i tij niste dhe dilte zbuluar.
Vetë kampioni i botës në WBF Kreshnik Qato ka deklaruar në emisionin "Ora Sport" pasi falenderoi promotorin e tij zotin Ylli Ndroqi për mbështetjen që i ka dhënë theksoi se organizimi që zoti Ndroqi kishte bërë ishte i mrekullueshëm dhe me të identifikohet edhe boksi shqiptar. Qato gjithashtu tregoi edhe për momentet e tij më të vështira duke theksuar se raundi i parë ishte më i vështiri dhe më i papërgatituri për të. Qato gjithashtu tregoi gjithashtu se në 20 qershor do të ketë një ndeshje përgatitore në Londër por nuk dha detaje të tjera për ndeshjet e ardhshme duke theksuar se tani do që të shijojë fitoren.