Banorët hebrenj konfrontohen me forcat e sigurisë së Izraelit në Bregun Perëndimor
Prishja e ndërtimeve ilegale në një vendbanim hebraik në Bregun Perëndimor, ka ndezur të hënën një konfrontim mes banorëve dhe forcave të sigurisë izraelite.
Mediat izraelite njoftuan se forcat e sigurisë kanë prishur 4 ndërtime ilegale në Shavei Shomron përpara se të konfrontoheshin me banorët. Mediat raportuan gjithashtu se dy banorë janë marrë për t'u pyetur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shpalli në nëntor moratoriumin për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, por përjashtoi Jeruzalemin nga ky rregull. Presidenti palestinez Mahmud Abas, ka refuzuar përkohësisht moratoriumin për ndërtimin e këtyre vendbanimeve. Përpjekjet e SHBA-së për paqen morën një shtytje të shtunën, kur shtetet arabe miratuan "afërsinë e bisedimeve" që fillimisht pritej të fillonin në mars. Por ata morën një zhgënjim nga Izraeli pas deklaratës për projektin e ndërtimit të vendbanimeve të reja, pranë Jeruzalemit.
Fuqitë e mëdha botërore i shohin vendbanimet si të paligjshme dhe si pengesë për marrëveshjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.